Osmani: Presidenti Rugova hodhi themelet e Kosovës së pavarur

Aktuale

Osmani: Presidenti Rugova hodhi themelet e Kosovës së pavarur

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 11:58
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar se presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi.

Osmani, në një postim në ‘Facebook’, me rastin e ditëlindjes së presidentit Ibrahim Rugova ka shkruar se në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur-Dr. Ibrahim Rugova.

Tutje, presidentja Osmani u shpreh se me urtësinë, me vizionin e një burrështetasi dhe me shpirtin e një patrioti, ai na bashkoi në momentet më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësinë, me vizionin e një burrështetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë! Falënderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e Presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat