Kryeministri Albin Kurti foli në seancën e sotme të Kuvendit për çerdhet.
Ai tash foli për numrin e fëmijëve në çerdhe, që tha se është rritur për 33%.
“Në vitin 2021, të nderuar deputetë, në Kosovë kanë qenë të regjistruar në çerdhe 5555 fëmijë, ndërsa në vitin 2024 janë 7429 fëmijë apo 1874 fëmijë më shumë sesa në vitin 2021 – rritje prej 33%. Për tri vjet, është rritë për 33% numri i fëmijëve në çerdhe”, tha Kurti.
Për ndërtimin e çerdheve të reja, ai tash i inkurajoi komunat.
“Të gjitha kërkesat e komunave për çerdhe janë proceduar, por ne i inkurajojmë komunat që të kërkojnë më shumë çerdhe për fëmijët në komunat ku ata qeverisin”, tha Kurti.
Në fund të mandatit katërvjeçar, Qeveria ka premtuar sërish ndërtimin e çerdheve të reja në 14 komuna të vendit. Në vitin 2021, partia që tash është në pushtet kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve.