Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi foli në emër të grupit parlamentar të kësaj partie në diskutimin e sotëm në Kuvend për qeverisjen katërvjeçare të Qeverisë Kurti.
Pasi kryeministri e la foltoren për t’u ulur në vendin e tij, aty doli Rrustemi që tha se e kishte të vështirë të fliste pas Albin Kurit.
“Është e vërtetë që kryeministri i tha të gjitha rezultatet dhe arritjet dhe është e vështirë pas këtij fjalimi, por sido që të jetë, mund të kemi mundësinë që të flasim pak edhe për opozitën dhe për rolin destruktiv gjatë këtyre katër vjetëve, pse jo”, tha ai.
Për pothuajse të njëjtat akuza të opozitës, ai e akuzoi po opozitën.