Kryetari i LDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova – në 80 vjetorin e lindjes së tij.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër, tregon se bashkëshortja e Rugovës, Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e presidentit, të shijuar për herë të parë në Romë.
“Në 80 vjetorin e lindjes së Atit Theneltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova. Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin.
Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë.
Presidenti ka vetëm ditëlindje! 80 vite më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme. Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen”, ka shkruar Abdixhiku.