Ujësjellësi i Mitrovicës: Uji të mos përdoret për pije, ka nisur trajtimi në Impiantin në Shipol

Aktuale

Ujësjellësi i Mitrovicës: Uji të mos përdoret për pije, ka nisur trajtimi në Impiantin në Shipol

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 15:42
Punimet

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë nisur me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Në njoftimin e kësaj kompanie, bëhet e ditur se momentalisht është duke u punuar me kapacitet të reduktuar.

“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjenike dhe jo për pije”.

Gjatë ditës, ujësjellësi i Mitrovicës njoftoi se mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit që u sulmua të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat