Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë nisur me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Në njoftimin e kësaj kompanie, bëhet e ditur se momentalisht është duke u punuar me kapacitet të reduktuar.
“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjenike dhe jo për pije”.
Gjatë ditës, ujësjellësi i Mitrovicës njoftoi se mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit që u sulmua të premten.