Haradinaj kujton heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi: Rënia e tyre u bë burim force për ushtarët e lirisë

Aktuale

Haradinaj kujton heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi: Rënia e tyre u bë burim force për ushtarët e lirisë

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 15:54
Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 26-vjetorin e rënies.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se se rënia e tyre heroike u shndërrua në një burim force për luftëtarët e lirisë

“26 vjet më parë, tre yje të ndritshëm të lirisë – Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi – u flijuan për Atdheun tonë të shenjtë. Si intelektualë dhe luftëtarë të devotshëm, ata zgjodhën rrugën më fisnike – flijimin për idealet më të larta kombëtare.

Rënia e tyre heroike u shndërrua në një burim force për luftëtarët e lirisë që vazhduan përpjekjen për liri deri në çlirim. Përulemi me respekt të thellë para veprës së tyre madhore”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat