“Sulm tinëzar”, reagon deputeti gjerman pas sulmit në Zubin Potok

Aktuale

“Sulm tinëzar”, reagon deputeti gjerman pas sulmit në Zubin Potok

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 16:30
Thomas Hacker

Deputeti i FDP-së (Free Democratic Party), Thomas Hacker, ka shkruar se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ngjason me veprimet ruse në Ukrainë.

Në një shkrim në platformën ‘X’, Hacker ka shkruar se ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm.

“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ngjason me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm.

Fakti që organizatori i dyshuar i sulmit në Banjska është ende duke shijuar lirinë e tij në Serbi është një turp, por fatkeqësisht, nuk është ndonjë surprizë e madhe“, ka shkruar Hacker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat