Veseli për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc: Erdhi nga Serbia, shto këtu edhe adresimin e Vuçiqit

Aktuale

Veseli për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc: Erdhi nga Serbia, shto këtu edhe adresimin e Vuçiqit

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 17:31
Afrim Veseli

Afrim Veseli – Kolonel në pension i FSK-së tha se sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut është një sulm i organizuar nga shteti i Serbisë, e për ta konfirmuar këtë është edhe deklarimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ku deklaroi se iu “bashkohet” hetimeve të Prishtinës dhe Ndërkombëtare.

“Dy pikat e vështrimit se sipas analizimit dhe të gjeturat e institucioneve të sigurisë, vjen nga Serbia por mbetet të shihet në vazhdimin e hetimit. Por edhe reagimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se gjoja se do të bashkohet për hetim me Prishtinën dhe Ndërkombëtarët. Në një kohë të shkurtër, po e din se kush e ka bërë”, vijoi ai.

Veseli theksoi se sulmi në Zubin Potok është më i rëndi dhe me përmasat më të mëdha sesa ai i Banjskës, të vitit 2023.

“Padyshim ishte sulm terrorist i sabotazhit të rëndë që fatmirësisht të përfundoi mirë sepse rreziku potencial që atdheut tanë dhe qytetarëve të Kosovës që ti shkaktonte një krizë të madhe humanitare. Sulmi i së premtës ishte i organizuar mirë. Me përmasa më të mëdha sesa ai i Banjskës. Mendoja se si 3/4 e Kosovës nuk do të kishte rrymë, spitalet pa rrymë, pa ngrohje, pa ujë, fëmijët në pediatria pa rrymë, mendoja qytetarët që jetojnë në banesa dhe gjithçka iu vie nga energjia. Pasojat shumë të mëdha. Analizë e shpejtë, në Kosovë partitë politike apo organizatë ilegale që ka për qëllim destabilizimin apo shkaktimin e krizave humanitare të tilla, nuk ka. Tek shtetet fqinje, e dijmë se nga Shqipëria nuk vjen, por as nga Mali i Zi kemi raporte mesatare të mira diplomatike, Maqedonia e Veriut pretendojmë se nuk ka dhe e vetmja adresë është Serbia dhe institucionet e saja të sigurisë dhe shërbimi intelegjent”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat