Njohësi i çështjeve të sigurisë: Po del se prej rastit të Banjskës s’kemi marrë asnjë mësim

Aktuale

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Po del se prej rastit të Banjskës s’kemi marrë asnjë mësim

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 17:41
Njohësi i çështjeve të sigurisë Rrahman Sylejmani

Njohësi i çështjeve të sigurisë Rrahman Sylejmani tha në Frontal në T7 se “nuk kemi marrë asnjë mësim” nga rasti i sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Ndërsa foli për shpërthimin e të premtës në darkë, i cli e dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, jetik për furnizimin e një pjese të madhe të vendit me ujë dhe energji elektrike, tha se “dëshmitë duhet të flasin”.

“Kam frikën se kjo infrastrukturë kritike… po del se prej rastit të Banjskës nuk kemi marrë asnjë mësim”, tha ai.

Sylejmani tha se ka paralajmëruar se sulmuesit “do të rigrupohen dhe do ta ndryshojnë modusin e veprimit”.

“Mua po më habit se derisa Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje t’i mbrojë ato”, tha ai, duke folur për infrastrukturën kritike.

Kjo, sipas tij, mund të bëhet tash kur teknologjia ka avancuar.

“Po presim të ndodh diçka dhe pastaj po i shkojmë mbrapa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat