Krasniqi: Politika e jashtme për faqe të zezë

Aktuale

Krasniqi: Politika e jashtme për faqe të zezë

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 18:39
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës[LDK], Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë aktuale duke deklaruar se politika e jashtme e vendit është për “faqe të zezë” dhe shteti ynë nuk ka pranuar asnjë njohje nga kjo qeverisje.

Krasniqi u shpreh se poashtu Kosova ka dështuar në anëtarësimin e saj nëKëshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit.

“Politika e jashtme është për faqe të zezë. Nuk kemi asnjë njohje., Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi dështimin në Këshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit.

Kanë premtuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk iu kanë përmbajtur këtij premtimi”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat