Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se presidenti serb Vuçiq, ka angazhuar një person që të likuidojë çdo serb që ka njohuri apo informacione se kush qëndron apo ka dhënë urdhrin për të kryer sulmet në veri.
Ai thotë se këtë informacion e ka nga një person nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që siç ka thënë ai, është shumë i besueshëm.
Kastrati tha se në të ardhmen mund të pritet vrasje e serbëve nga Serbia.
“Unë e kam një informacion shumë të besueshëm e që është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka urdhëruar një person i cili do të merret me çdo serbi cili ka informacione se kah ka ardhur urdhri apo kush i ka kryer të gjitha këto sulme terroriste, dhe çdo person i cili ka informacione të tilla në të ardhmen të likuidohet, të vritet. Në të ardhmen ne mund të presim edhe vrasjen e serbëve nga Serbia”, ka thënë ai.
Kastrati është shprehur i bindur se sulmi më 29 nëntor në kanalin e Ibër-Lepncit është kryer nga Serbia duke kundërshtuar disa deklarime që janë bërë se ky ka qenë skenar i Kurtit.