Shpërthimi në Ibër Lepenc, Gërvalla u thotë europianëve se Serbia po kopjon strategjitë ruse

Aktuale

Shpërthimi në Ibër Lepenc, Gërvalla u thotë europianëve se Serbia po kopjon strategjitë ruse

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 19:45
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian.

Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten me shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit, duke alarmuar se Europa nuk ka shumë kohë për sinjale më të vendosura.

”Një sulm aq i rëndë mbi infrasturkturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur në Evropë përveç nga agresori rus në Ukrainë. Serbia nuk është Rusi por po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekst rajonal”.

Kryediplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Europën por vetëm eurot e Europës.

Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin.

”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Europën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Europian”.

”Vuçiq ka imazh të njëjtë sikur Putin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat