PDK i reagon Bashës: Po trilloni, Hamza nuk ka qenë guvernator i BQK-së më 2018

Aktuale

PDK i reagon Bashës: Po trilloni, Hamza nuk ka qenë guvernator i BQK-së më 2018

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 21:28
Arben Mustafa

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, pasi që ky i fundit ka deklaruar në Seancën plenare të Kuvendit të Kosovës se “Komercijalna Banka” është licencuar në vitin 2018, kur Bedri Hamza ka qenë Guvernator i BQK-së.

Arben Mustafa, ka reaguar në Facebook se “Komercijalna Banka” është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u, dhe se në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Në kushtet e panikut të madh që i ka kapluar, deputetët e Vetëvendosjes po bëjnë trillime të ndryshme në përpjekje për të krijuar mjegull në publik. Së fundi, Dimal Basha, me joseriozitetin dhe paditurinë e tij, paska thënë se Komercijalna Banka është licencu në vitin 2018, në kohën sa ka qenë Bedri Hamza Guvernator i BQK-së. Kjo është një gënjeshtër e madhe, sepse: Së pari, Komercijalna Banka është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u! Së dyti, në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së”, ka shkruar Mustafa.

Seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat