Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sonte në Kuvendin e Kosovës për importin e energjisë elektrike gjatë mandatit katër vjeçar të Qeverisë Kurti.
Ajo fillimisht iu deputetëve opozitarë më këto fjalë: ‘importi i energjisë elektrike për të cilin keni dëshirë të flisni shumë, por në fakt ata e kanë lënë sallën moti edhe pse e kanë ftuar këtë seancë”.
Ministrja Rizvanolli tha se që nga viti 2018, për çdo vit është rritur importi i energjisë elektrike bashkë me rritjen e konsumit.
“Në vitin 2019 kishte rritje 15 për qind në vit të importit, në vitin 2021 ishte 31 për qind, më 2022 pastaj prapë gjatë mandatit tonë qeverisë kishte ulje për 33 për qind, e më pastaj më 2023 kishte rritje vetëm si rrjedhojë e mos operimit të Bllokut B, për shkak të investimeve. Pra, kur flisni për rritje të vlerës së importit gjatë qeverisje tonë, ju në fakt jeni duke folur për rritje të çmimit të energjisë elektrike si rrjedhojë e një krize energjetike globale”, tha ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.