Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit

Aktuale

Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 23:02
Milazim Tahirukaj

Një sulmi terrorist ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut–komunë me shumicë serbe në veri të vendit të premten e 29 nëntorit.

Eksperti për eksploziv, zjarr-vënie dhe grimca të barutit, Milazim Tahirukaj ka deklaruar se sulmi në Varragë të Zubin-Potokut ka qenë “mirë i përgatitur” dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë goditja në infrastrukturën kritike të Kosovës dhe jo dëm i shkaktuar në viktima dhe njerëz.

Tahirukaj në “Debat Plus”  ka deklaruar se dyshimet e para dërgojnë se ky sulm është kryer nga ndonjë ushtarak sepse ka përdorur pika strategjike duke mos shkaktuar dëme në njerëz por që qëllimi kryesor ka qenë shkatërrimi i infrastrukturës pasi që kanali i Ibër-Lepencit shërben me furnizimin e ujit për 700 mijë banorë por edhe ftohja e termocentraleve A dhe B.

“Sulmi fillestar nuk ka pasur si objektiv shkaktimin e dëmeve në njerëz. Është mirë e menduar vendi dhe pika për sulmin. E dyta, si pasojë e këtij shkaktimi, ku ky kanal ka infrastrukturë kritike ka për Kosovën, ku 700 mijë njerëz furnizohen me ujë por edhe Termocentralet dhe ftohja e tyre. Nëse nuk kish arrit uji me shku tek termocentralet, pasoja ka qenë edhe shpërthimin e termocentralit”.

“Vend i evidentuar dhe i përpunuar saktë që ndoshta ka qenë edhe prej ushtarakëve apo edhe palët e përgatitur. Këto pikat, vendi ku është gjendur eksplozivi, sipas gjitha gjasave hyn në eksplozivët e larta apo ushtarake, që janë përdorur. Komplet vija ka qenë e skanuar, dhe pika fillestare e këtij akti ka qenë pikërisht duke mos shkaktuar pasoja në njerëz por të dëmtojë infrastrukturën kritike”, ka deklaruar Tahirukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat