Eskalon debati, Bajqinovci e Matoshi imitojnë njëri-tjetrin – ndërhyn Spahiu: O Faruk Mujku që nuk e nale rrymën!

Aktuale

Eskalon debati, Bajqinovci e Matoshi imitojnë njëri-tjetrin – ndërhyn Spahiu: O Faruk Mujku që nuk e nale rrymën!

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 00:02
Bajqinovci, Matoshi

Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit dhe analistëve Halil Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu e ka cilësuar si të drejtë vendimin e kryeministrit të vendit për vendosjen e ushtrisë në kanalin e Ibër-Lepencit.

“E para është mirë që kryeministri Kurti ka kërku për me u vendos ushtria aty, për me bo roje. Përgjigja e KFOR-it ka qenë negative”, ka  thënë Spahiu.

Megjithatë, deklarimi i Spahiut ka ngjallur reagime të ashpra.

“E ura u dashtë mu hap sipas principeve të VV-së”, ka reaguar Matoshi.

Tutje, Matoshit i ka reaguar Bajqinovci, ku debati mes tyre eskaloi edhe në imitime.

“Prit prit Halil, në Francë kur ndodhi sulmi terrorist a dul ushtria?”, ka thënë Bajqinovci.

“Gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë Matoshi.

“Gjendje e jashtëzakonshme Halil. Halil në shtet demokratik”, ka thënë Bajqinovci teksa debati mes tyre eskaloi edhe në emitime.

“O Faruk Mujka që nuk jua nale rrymën e me lane krejt Kosovën. Është dashur me lane në terr krejt Kosovën me kuptue që është gjendje e jashtëzakonshme”, ka ndërhyrë Spahiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat