Arifi: Serbia do të jetë humbësi më i madh pas sulmit, por akuzat duhet të bazohen në fakte

Aktuale

Arifi: Serbia do të jetë humbësi më i madh pas sulmit, por akuzat duhet të bazohen në fakte

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 00:12
Dritero Arifi

Profesori i shkencave politike, Dritero Arifi, deklaroi se Serbia do të jetë humbësi më i madh edhe pas këtij sulmi në territorin e Kosovës, sepse e gjithë vëmendja e Perëndimit do të jetë fokusuar drejt tyre.

Por sipas tij, dhe pse aludimet janë se pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit mund të qëndroi Serbia , Kosova do duhet të punojë për të gjetur faktet dhe provat.

“Aludimet shkojnë tek Serbia që fshihet pas këtij akti terrorist, sepse Serbia në fund të ditës i përkrah këto grupe por ne duhet të jemi shtet më serioz dhe duhet të bazohemi në fakte. Sulmi terrorist ka ndodhur dhe beteja politike e Kosovës është e fituar në secilin element që e bënë Serbia”.

“Ne duhet të fitojmë në aspektin diplomatik dhe atë ligjor sepse sulmi është bërë në territorin e Kosovës. Në këtë rast Serbia do të dali humbësi më i madh sepse presioni Perëndimor do të jetë drejt Serbisë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat