Ibishi: Sulmi në Varagë është punuar nga ekipe të specializuara prej Beogradit

Aktuale

Ibishi: Sulmi në Varagë është punuar nga ekipe të specializuara prej Beogradit

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 00:40
Ibër Lepenc

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se sulmi në Varagë mbi kanalin e Ibër – Lepencit, është kryer prej ekipeve të specializuara prej Beogradit.

Ibishi ka thënë se sulmi ka qenë i planifikuar mirë dhe s’mund të kryhet nga iniciativa individuale apo grupore.

Nuk janë bë përgatitjet e duhura për vlerësimin e rrezikut ndaj infrastrukturës kritike hartimin e planeve

“Ky akt terrorist është përgatitur në mënyrë profesionale, ku është ajo nyja kyçe ku shpërndahet uji në pjesën ku shkon edhe për ujë të pijshëm dhe për ftohjen  e sistemit të termoelektranave dhe kjo është bërë në mënyrë që të bllokohet komplet furnizimi i qytetarëve dhe të ndërpritet përnjëherë energjia elektrike. Për këtë akt terrorist është punuar prej ekipeve të specializuara prej Beogradit. Kjo nuk bëhet nga një iniciative individuale apo grupore”, ka thënë Ibishi.

Në sulmin ndaj kanalit në “Ibër – Lepenc”, u tha se u përdorën rreth 15- 20  kg eksploziv e për këtë Ibishi ka thënë se edhe sasia e eksplozivit ka qenë e planifikuar.

“Sikur që është zgjedh vendi për me vendos eksplozivin ashtu është zgjedh edhe masa, është llogaritur shumë mirë prej ekspertëve dhe realisht e ka arrit efektin dhe falë reagimit të shpejtë bëri që situata të tejkalohet , megjithëse vlerësimet e tyre kanë qenë që kjo do të zgjat me javë”, ka thënë Ibishi.

Ibishi ka thënë se Kosova ka një ligj për mbrotjen e infrastrukturës kritike, por sipas tij është i mangët dhe se duhet rishikuar.

“Nuk janë bë përgatitjet e duhura për vlerësimin e rrezikut ndaj infrastrukturës kritike hartimin e planeve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat