Kush e organizoi sulmin në veri të Kosovë? Gazetari: Kontradiktë në deklarata

Aktuale

Kush e organizoi sulmin në veri të Kosovë? Gazetari: Kontradiktë në deklarata

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 06:17
Foto ilustrim

Gazetari Kosovë Gjoci foli në televizion për situatën në Kosovë, aty ku një shpërthim i fuqishëm ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok.

Ai tha se gjatë kësaj kohe që vijojnë kontrollet në Veri, ajo çfarë vihet re është ‘kontradikta’ në mesin e kësaj situate.

“Ditën e shpërthimit ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ajo çfarë ra në sy në Kosovë është insistimi i Kurtit se çdo gjë është në rregull, një situatë e qetë dhe se nuk ka më grupe kriminale. Pak orë më vonë ndodhi dhe ngjarja në veri".

Nga ana tjetër kemi një mohim nga Serbia, një qëndrim neutral le të themi.

Për sa u përket të dyshuarve se nga kush mund të jetë organizuar ky shpërthim, gazetari vë në dukje deklaratën e bërë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në deklaratën e Ministrit Sveçla ku u paraqit armatimi që ishte kapur gjatë bastisje, u tha se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të trajnuar të cilët e dinin mirë se çfarë po bënin dhe si të përdorin armët apo eksplozivin”, tha gazetari Kosovë Gjoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat