Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale

Aktuale

Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 06:40
Sokol Bashota

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sokol Bashota dëshmitari i 109-të, edhe sot pritet të vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë.

Ndryshe dje në pyetjet e Prokurorisë, Bashota foli për rolin e Kadri Veselit në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për të cilin tha se nuk e dinte nëse kishte ndonjë zëvendës.

Po ashtu, Bashota u pyet për komunikimin me ndërkombëtarët gjatë luftës në Kosovë, për çka tha se këtë e bënte ai, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Ramë Buja. Tutje, Bashotës iu prezantua edhe dëshmia që i kishte dhënë Tribunalit të Hagës vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat