‘Nuk janë krejt Radoiçiqa’ - avokati flet për sigurinë e serbëve në veri

Aktuale

‘Nuk janë krejt Radoiçiqa’ - avokati flet për sigurinë e serbëve në veri

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 08:45
Xhevdet Smakiqi

Avokati Xhevdet Smakiqi në një lidhje të drejtëpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur për sigurinë e serbëve në veri të vendit pas tensioneve të fundit.

Ai ka thënë se është obligim kushtetus që edhe pakica serbe të ndihet e sigurt nga shteti i Kosovës, dhe jo vetëm shqiptarët.

“Nuk janë krejt Radoiçiqa, edhe ata kanë fëmijë, edhe ata kanë pleqë, e dini ju se ka pasur një rregullore të BQK-së dhe Bashkësia Ndërkombëtare ka reagu se moshat e shtyera të pakisë serbe kanë mbetur pa pensione”, tha ai.

Andaj Smakiqi shtoi se Kosova duhet të kujdeset edhe për serbët në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat