Avokati Xhevdet Smakiqi në një lidhje të drejtëpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur për sigurinë e serbëve në veri të vendit pas tensioneve të fundit.
Ai ka thënë se është obligim kushtetus që edhe pakica serbe të ndihet e sigurt nga shteti i Kosovës, dhe jo vetëm shqiptarët.
“Nuk janë krejt Radoiçiqa, edhe ata kanë fëmijë, edhe ata kanë pleqë, e dini ju se ka pasur një rregullore të BQK-së dhe Bashkësia Ndërkombëtare ka reagu se moshat e shtyera të pakisë serbe kanë mbetur pa pensione”, tha ai.
Andaj Smakiqi shtoi se Kosova duhet të kujdeset edhe për serbët në veri të vendit.