Avokati Xhevdet Smakiqi duke folur për sulmin në Ibër-Lepencë ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i interesojnë trazirat në veri.
Smakiqi ka thënë se kryeministri Kurti kishte paralajmëruar që do të ketë sulme në veri, duke shtuar se një kryeministër ka informata të mjaftueshme, të cilat nënkuptojnë edhe parandalimin e një akti siç ka ndodhur në Ibër-Lepencë.
“Unë këtë situatë e kam kuptuar si një instrumentalizim politik nga ana e Vuçiqit, edhe Vuçiqit i intereson që në Kosovë të ketë trazira dhe të mbahet ai sentimenti nacionalist brenda Serbisë, për ta ushtruar ai dhe më tutje pushtetin dhe autoritetin.
Për fatin e keq të Kosovës, pikëpamja ime është që veriu nga një çështje politike që ka qenë në dialogun e Brukselit tashmë për shkak edhe të qasjes së qeverisë tonë dhe kryeministrit edhe ashtu për ta instrumentalizuar edhe ai për efekte elektorale po i shfrytëzon këto sulme me qellim që ta ruaj votat, që në vazhdimësi sikur të mos ndodhin në veri, skandalet e njëpasnjëshmesh e korrupsioni ishin temat qendrore, ndërkohë që kam shkruar edhe disa shqetësime që duhet t’i marrim seriozisht që kryeministri para se të ndodhnin raste në veri, ai kishte paralajmëruara që do të ketë sulme në veri dhe kur keni paralajmërim dhe jeni kryeministrit keni informata të mjaftueshme të cilat nënkuptojnë edhe parandalimin e një akti siç ka ndodhur në Ibër-Lepencë”, ka thënë Smakiqi.