Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit Zijadin Gashi, i cili ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare.
AGK në telegramin e ngushëllimit thekson se lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.
Gashi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, dhe punoi në disa mediume të shkruara, elektronike dhe televizive në Kosovë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, këtë vit Gashit i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.