Nesër ndërpritet qarkullimi në këtë rrugë, për shkak të minimit të masave shkëmbore

Aktuale

Nesër ndërpritet qarkullimi në këtë rrugë, për shkak të minimit të masave shkëmbore

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 09:33
Kështu njoftojnë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nesër në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet Minimi Nr.3  i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast, nga ora 15:00 deri në ora 18:00 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Kështu njoftojnë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Po ashtu ministria lut pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe që t’i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat