Nesër në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet Minimi Nr.3 i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast, nga ora 15:00 deri në ora 18:00 do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Kështu njoftojnë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Po ashtu ministria lut pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe që t’i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative.