Abdixhiku ngushëllon familjen për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

Aktuale

Abdixhiku ngushëllon familjen për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 10:56
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, dërgon këtë telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit, Zijadin Gashi:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Zijadin Gashit, një gazetar i shquar dhe një zë i paepur i së vërtetës. Zijadini dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave të vështira kur fjala e lirë dhe guximi ishin më të domosdoshme se kurrë.

Puna dhe angazhimi i palodhshëm dhe i pandalshëm, janë dëshmi e trashëgimisë së tij të vyer profesionale dhe njerëzore.

Në këto çaste të rënda, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. Kujtimi për të dhe vepra e tij do të mbesin gjithmonë shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe guximit të tij si gazetar e si veprimtar i vendit tonë.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Zijadin Gashi!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat