Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të presë sot për takime liderët e Ballkanit Evropian, nga e premtja kur e mori pozitën e re.
Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, takimin e parë ai do ta ketë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ndërsa, të fundit nga takimet me liderët ballkanik në ora 19:00 do ta ketë me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimeve të ndara, Costa në ora 20:00 do të ketë një darkë me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet në Bruksel edhe me shefen e re të Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.