Përleshja mes Sekiraqëve dhe Capave që përfundoi me vrasje, paraburgim edhe për dy muaj pesë të dyshuarve

Aktuale

Përleshja mes Sekiraqëve dhe Capave që përfundoi me vrasje, paraburgim edhe për dy muaj pesë të dyshuarve

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj, për pesë të dyshuarit për vrasjen që ndodhi më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Masa e paraburgimit u është vazhduar Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumincës, Salih Sekiraqes dhe Fatos Abazit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, ka thënë Gashi.

Ajo ka shtuar se të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin.

Çka thotë dosja e Prokurorisë për këtë rast?

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 01.09.2024 rreth orës 22:04 në kafiterinë “From” dhe jashtë saj, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe raporteve të përkeqësuara në mes të tani të pandehurve Korab Gashi dhe Salih Sekiraqa, përkatësisht familjeve Gashi dhe Sekiraqa nga Prishtina, me qëllim të qërimit të hesapeve mes tyre, “fillimisht i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar, të pajisur me armë zjarri pa leje në bashkëkryerje dhe me qëllimin që të privojnë nga jeta tani të pandehurin Salih Sekiraqa, djalin e tij të mitur Sh.S. dhe të pandehurin Fatos Abazi, hyjnë në lokalin-kafiterinë ‘From’, ku kishte pasur edhe persona të tjerë brenda”.

Dosja e Prokurorisë më tej shpjegon se me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të të pandehurit Salih Sekiraqa, djalit të mitur Sh.S. dhe të pandehurit Fatos Abazi e më pas i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi, pasi veprojnë si në mënyrën e lartcekur fillojnë tërheqjen nga brenda lokalit-kafiterisë, në rrugën “Gazmend Zajmi” ku u bashkohen dhe i pandehuri Valdrin Ademi dhe persona të tjerë të dyshuar të panjohur dhe vazhdojnë përleshjen me të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi.

Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, atyre u bashkohet edhe i pandehuri Robert Llumnica dhe persona të tjerë të panjohur, me ç’rast të pandehurve Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi dhe Robert Llumnica u shkaktojnë lëndime trupore për çka menjëherë pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

Gjithnjë sipas dosjes së Prokurorisë, pasi i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi fillojnë të tërhiqen nga lokali-kafiteria “From” të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi, duke mos u përmbajtur pas kalimit të rrezikut dhe pasojave të pësuara, me qëllim të privimit nga jeta të pandehurin Korab Gashin dhe tani të ndjerin Premtim Gashi, nga brendësia e lokalit “From” dhe jashtë tij në vendin ku ka pasur persona të tjerë fillojnë t’i gjuajnë me armët e zjarri pa leje të pandehurin Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi dhe të pandehurin Valdrim Ademi si dhe të pandehurit e tjerë të panjohur që u bashkohen këtyre të fundit, me ç‘rast përleshja e armatosur zhvendoset nga lokali-kafiteria “From” në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Tutje dosja e Prokurorisë shpjegon se si pasojë e veprimeve të të pandehurve Salih Sekiraqa, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi si dhe të pandehurve të tjerë të panjohur privohet nga jeta tani i ndjeri Premtim Gashi, i cili goditet nga pesë plumba, prej tyre dy në këmbë, një në stomak dhe një kokë.

Ndërsa, më tej, sipas dosjes, të gjithë të pandehurit Korab Gashi dhe Valdrin Ademi pësojnë lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit për çka menjëherë pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të pandehurit e panjohur dy prej tyre përmes përdorimit të mjetit motorik me katër rrota largohen në drejtim të pjesës së epërme të rrugës “Gazmend Zajmi”, dhe të tjerë largohen nga pjesa anësore e epërme e lokalit “From”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat