“(Pa)siguria e një vendi ndikohet shumë nga sabotimet e qëllimshme”/ Halimi vjen me thirrjen e tij për zgjedhjet e radhës: Vota ka peshë!

Aktuale

“(Pa)siguria e një vendi ndikohet shumë nga sabotimet e qëllimshme”/ Halimi vjen me thirrjen e tij për zgjedhjet e radhës: Vota ka peshë!

Nga: M.H. Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:19
Armend Halimi

Armend Halimi inga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Ai bëri një përmbledhje të situatës së sigurisë duke përmendur pasojat që mund të ketë vendi nëse ndodhin të gjitha paralajmërimet që janë bërë, përcjell “Bota sot”.

Halimi bënë thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë dhe të distancohen të gjithë nga ata që ftohen për lojra të rrezikshme.

Postimi i plotë

(Pa)siguria e një vendi ndikohet shumë nga sabotimet e qëllimshëme, krijimi i trazirave, etj.

Po paralajmrohen revolta, protesta, madje në fjalorin e disa opnentëve politik kohës së fundit ka qenë edhe kryengritja.

Nuk shprehi këtu shqetësim mbi pushtetin partiak, por ngjarjet që mund ta katandisin vendin.

Dyshimet për sabotime, të cilat ndihmojnë luftën speciale të Serbisë vijnë për faktin duke qenë se zgjedhjet nuk janë larg, e që mjet paknaqësie do duhej të ishte vota, tash kur Kosova përballet me sulme sporadike e intensive ndaj vendit tonë, pse gjithë këto mjete paknaqësie.?!!!

Prandaj, është jetike të distancohen të gjithë nga ata që ftohen për këso lojra të rrezikshëme.

Shfrytëzojeni votën. Vota ka peshë dhe është legjitime me sfdiu çdo pushtet.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat