Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka falënderuar delegatët e Kongresit të Internacionales Liberale, të cilët e zgjodhën nënkryetar jo-ekzekutiv të këtij organi.
Në një postim në Facebook, ai për të ka thënë se për të është nder i madh jetë pjesë e strukturave të reja udhëheqëse të Internacionales Liberale,” në kuadër të angazhimit tonë të përbashkët për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike, ku PDK mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota”.
Krasniqi ndër tjera theksoi se ky emërim koincidon edhe me dy vjetorin e anëtarësimit të Partisë Demokratike të Kosovës në grupimin politik të partive liberale-demokratike të Evropës – ALDE, para fiks dy vjetësh.
“Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit, janë vlera, mbi të cilat PDK qëndron vendosmërisht”, ka thënë Krasniqi.