Tranzicioni i energjisë-Kosova synon furnizim të qëndrueshëm dhe modernizim të sistemit

Aktuale

Tranzicioni i energjisë-Kosova synon furnizim të qëndrueshëm dhe modernizim të sistemit

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 13:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur të martën Simpoziumi i II-të i CIGRE për Tranzicionin e Energjisë, me fokus në Sistemet për Ruajtjen e Energjisë.

Ky simpozium shërben si një mekanizëm përcjellës për monitorimin e progresit të Tranzicionit të Energjisë në Kosovë, ku janë diskutuar çështjet teknike që do të sjellin një tranzicion më të lehët dhe të nevojshëm për vendin.

Aty u nënvizua rëndësia e një bashkëpunimi me të gjerë ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe akademik për të siguruar një tranzicion të qëndrueshëm energjetik në Kosovë si dhe u theksua rëndësia e e investimeve në këtë sektor.

Kryesuesja e Komiteti Nacional në CIGRE Kosova, Pranvera Dobruna Kryeziu, ka thënë CIGRE ka aprovuar strategjinë e vetë në të cilën ka identifikuar tetë pika në të cilat duhet të pozicionohemi që të punohet në drejtim që tranzicioni të jetë më i lehtë.

Ajo ka thënë se sistemi i baterive për ruajtjen e energjisë (BESS) është një nga tetë temat thelbësore brenda strategjisë globale të CIGRE për të kontribuar me ekspertizë drejt Tranzicionit të Energjisë, duke shtuar se roli i sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë BESS ,janë çelësi për integrimin e energjisë së rinovueshme në rrjet, duke ofruar disa përfitime të rëndësishme.

“Në këtë simpozium ne dëshirojmë që të matemi se ku kemi mbërri dhe ku jemi duke shkuar. Kemi pasur prezantime, i pari ka qenë KEK-u se si kanë filluar dekabornizimin, KEK-u është duke implemntuar një projekt Solar, kjo tregon që KEK si prodhuesi më i madh në Kosovë po përgatitet për tranzicion prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme. Është prezantimi i KOSTT-i se çfarë janë duke bërë që të përgatisin infrastrukturën energjetike në mënyrë që burimet e ripërtitshme të kyqen pa një pengës. Pastaj KEDS-i se çka është duke bërë KEDS që burimet e ripërtishme të kyqen pa pengesa. Në vitin 2023 CIGRE ka aprovuar strategjinë e vetë dhe në strategjinë e vetë e ka identifikua që janë tetë pika në të cilat duhet të pozicionohemi dhe të punohet në drejtim që tranzicioni të jetë më i lehtë. Njëra nga ato pika është teknologjia për ruajtjen apo depozitimimi i energjisë, kemi energjinë solar dhe energjia e erës, e kemi digjitalizimin, e kemi vetë-konsumatorët, kemi teknologjitë e reja të hidrogjenit, e kemi edhe kyçjet dhe fleksibiliteti i prodhimit, do të thotë integrimi në rrjet. Projekti i baterive për 170 megavat është një projekt mjaftë i madh në krahasim me sistemin tonë”, ka thënë ajo.

Ramadan Budakova, zëvendës drejtor në KEK ka thënë se tranzicioni i energjisë është themeluar për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizmin e sektorit energjetik në vend.

Ai ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i liri në rajon dhe më gjerë, me 29.5 euro për megavat orë.

Ky proces është themeluar jo vetëm për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizmin e sektorit energjetik në vend. KEK si shtyllë kryesore ne mbulim e nevoja energjetike të Kosovës operon me dy termocentrale Kosova A dhe Kosova B si dhe minierën e qymyrit. Çmimi i energjisë elektrike nga KEK është 29.5 euro për megavat orë duke e bërë Kosovën që të metë çmimin më të lirë të këtij produkti esencial në rajon dhe më gjerë. Një nga masat kryesore që po merren nga KEK është rinovimi i dy njësive të termocentralit Kosova B që do të rris jetëgjatësinë për 20 deri 25 vjet dhe së paku i renovimi i një njësie të termocentralit Kosova A për të siguruar një kapacitet të qëndrueshëm prej 540 megavat bazë dhe 360 megavat si rezerve strategjike deri në vitin 2030. Këto renovime do të në mundësojnë përdorimin e standardeve me të avancuara të energjisë për të garantuar efikasitet dhe ulje të emetimeve të gazrave të dëmshëm. Një projekt tjetër për tranzicion dhe modernizmi është ndërtimi i Parkut Solar me kapacitet prej 100 megavat”, ka thënë ai.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri, ka thënë se zhvillimet e fundit në vend, me sulmin që është kryer në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor në Zubin Potok, ka shtuar nevojën që të ketë koordinim dhe bashkëpunim më të madh institucional.

Strategjia e energjisë, edhe ambiciet edhe aspirata e qeverisë së Kosovës janë tejet ambicioze, por edhe sfiduese për gjithë në. Për disa janë më vështirë të arritshme për disa me lehtë. Zhvillimet e fundit që sapo pamë dhe rreziku për atakim të sistemit elektro-energjetik është testament që dhe është një thirrje ose një event, i cili duhet organizoj të gjithë që të kemi koordinim më të madh dhe të bashkëpunojmë në shumë fusha dhe çështje që janë ngritur në këtë simpozium. Fal rrjetit dhe investimeve ne jemi në një pozicion të mirë, mirëpo nevojitet edhe më shumë investime me i paraprirë zhvillimit të sektorit të energjisë. Ne kemi një plan shumë ambicion të investime i cili është mbështetur në mënyre ta madhe nga Zyra e Rregullatorit. Vetëm dy javët e fundit ne kemi finalizuara mbi 600 megavat marrëveshje të kyçjes të cilat do të finalizohen shumë shpejt. Kur ja shtojmë edhe projektin e Kramovikut dhe proejktin e E parqeve me ere ne kalojmë mbi 700 megavat marrëveshje të kyçjes për sisteme të BRE-ve. Pra kapërcejmë planin e strategjisë në një kohë kaq të shkurtër”, ka thënë ai.

Zyrtar i pajtueshmërisë në KEDS, Avni Alidemaj, ka thënë se ky simpoziumin është një mundësi e mirë për të prezantuar dhe diskutuar çështje me interes që ndërlidhen me tranzicionin e energjisë.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Isak Shabani, ka thënë se me akreditimin e programeve të doktoratës elektro-energjetikë në këtë fakultet të krijohen kuadro profesional për fushën e energjisë elektrike.

Siç e dini UP është universiteti i parë dhe më i madh i dijës në vendin tonë. Aktualisht me 30 mijë student në 14 njësi akademike, ku një njësi akademike është edhe FIEK-u. Nga puna e bërë, e pandalshme ne kemi kthyer programin e Energjetikës në studimet bachelor, tani në këtë vit që është i dyti që regjistrojmë këtë vit kemi pas konkurrencë. Pastaj jemi tani në fazë të akreditimit të Energjisë dhe Menaxhimit të Energjisë në master, ajo që është me e rëndësishmja që gjatë mandatit të parë ne arritëm të fitojmë programin e studimeve të doktoraturës për 5 vite për gjitha programet e studimit. Për të qenë sa më afër industrisë, unë kam ngritur trupën këshillëdhënës, apo trupën që quhet Bordi Industrial në Fakultetin tonë dhe ndër to kemi 15 bashkëpunime që rrinë afër dekanit në bashkëpunim me Odat Ekonomike, me shoqatat dhe në bashkëpunim me korporata e mëdha. Përmes Institut, pas bordit kemi krijuar edhe Institutin Hulumtues në kuadër të Fakultetit i cili, Instituti kryen ekspertizë dhe super-ekspertiza të ndryshme, jemi shumë të interesuar ë përmes Institutit të bashkëpunojmë”, ka thënë ai.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, ka thënë se duke parë rendësin e madh që ka energjia elektrike në vend UBT ka krijuar për herë të parë Fakultetin e Inxhinierisë se Energjisë.

“Duke marr parasysh që tranzicioni energjetik nënkupton një transformim të sistemit energjetik nga një ekzistues në një tjetër, kjo kërkoj një qasje sistemore të gjenerimit, të ruajtjes të përdorimit të shpërndarjes. Në në UBT e kemi futur startegjikisht energjinë duke marr parasysh si sektor me rendësi për Kosovën në pjesën prioritare tonë dhe i qasemi nga këndvështrime të ndryshme. Qysh në fillim kemi themeluar për here të parë Fakultetin e Inxhinierisë se Energjisë, për t’i dhënë pesh dhe për ta shty mesazhin që energjia është dhe do të jetë diçka shumë e rëndësishme që është e nevojshme dhe duhet ta mbrojmë. Kemi filluar me bachelor programin dhe kemi vazhduar me programin master ne pjesën e energjisë se ripërtrieshme dhe tregut të energjisë, tani e kemi kthyer në konceptin e ri”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat