​Përfundon seanca ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Aktuale

​Përfundon seanca ndaj të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dalë para gjykatës të martën Jovan Viqentijeviq - i dyshuari për sulmin e 29 nëntorit në Ibër-Lepenc të fshatit Varagë.

Gjatë kontrollit, autoritetet e Kosovës kanë gjetur në shtëpinë e tij granata dore, armë e municione.

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij Nebojsha Vllajiq tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Lidhur me sulmin në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar. Ditë më parë një tjetër i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Ndërkaq tetë të tjerë janë liruar.

Pas rastit të sulmit në Ibër-Lepenc, dhe disa sulmeve të tjera radhazi në veri, autoritet kanë kryer bastisje në disa lokacione ku kanë gjetur arsenal armësh e dëshmi të tjera.

Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorporata Energjetike e Kosovës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat