Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulmin në Zubin-Potok

Aktuale

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulmin në Zubin-Potok

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 14:07
I dyshuari

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Këtë e ka konfirmuar, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm të premten në mbrëmje në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

Sulmin e kanë dënuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe kanë kërkuar sjelljen e autorëve përgjegjës para drejtësisë.

E Prokuroria Speciale një ditë më parë ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës kanë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat