Hamza në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara: Aftësia e kufizuar nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme

Aktuale

Hamza në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara: Aftësia e kufizuar nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkruar për personat me aftësi të kufizuar në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Ai tha se aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme.

Postimi i plotë

Në përpjekjen tonë për ta bërë Kosovën më të mirë, secili do të përfshihet dhe do të ketë një rol. Ne do të krijojmë kushte që të sjellim në pah çdo potencial të fjetur, duke nderuar forcën dhe dinjitetin e çdo qytetari në shoqërinë tonë. Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shpreh angazhimin tim të plotë për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme”, shkroi Hamza në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat