Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate për media ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur të premten e kaluar në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit përbën një nga aktet më të rënda dhe më të shëmtuara në Kosovën e pas luftës.
AAK ka thënë se çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Rëndësia e menaxhimit dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike është e pamohueshme, duke pasur parasysh rolin jetik që ajo luan në funksionimin e shtetit.
Çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.
Për këtë arsye, menaxhimi i situatave të tilla duhet të kryhet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, duke shmangur çdo krijim të panevojshëm paniku tek qytetarët”, thuhet në komunikatë.