AAK: Çdo përpjekje për të cenuar infrastrukturën përbën kërcënim serioz për sigurinë dhe qytetarët

Aktuale

AAK: Çdo përpjekje për të cenuar infrastrukturën përbën kërcënim serioz për sigurinë dhe qytetarët

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate për media ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur të premten e kaluar në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit përbën një nga aktet më të rënda dhe më të shëmtuara në Kosovën e pas luftës.

AAK ka thënë se çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.

Rëndësia e menaxhimit dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike është e pamohueshme, duke pasur parasysh rolin jetik që ajo luan në funksionimin e shtetit.

Çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.

Për këtë arsye, menaxhimi i situatave të tilla duhet të kryhet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, duke shmangur çdo krijim të panevojshëm paniku tek qytetarët”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat