Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.
Sipas aktakuzës, ndër të tjera, ceket se i pandehuri E.Ll., më parë e gjer më datë 07.10.2024, rreth orës 15:00 në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 99 qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuanë.
“Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, nga ana e zyrtarëve policorë, janë gjetur dhe sekuestruar 99 (nëntëdhjetë e nëntë) qese plastike me substancë narkotike të llojit Kanabis (Marihuanë), që përmban THC, me peshë neto të përgjithshme prej 601.87 ± 0.0001 gram, si dhe një peshore digjitale, të gjitha të sekuestruara në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë.”
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”