Punëtoret teknike të Kuvendit fitojnë rastin në Inspektoratin e Punës, kompania detyrohet t’i kthejë në punë brenda tri dite

Aktuale

Punëtoret teknike të Kuvendit fitojnë rastin në Inspektoratin e Punës, kompania detyrohet t’i kthejë në punë brenda tri dite

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës dhe kompania “Sshalberger” është e detyruar t’i kthej ato në punë brenda tri dite.

Këtë njoftim Azemi e bëri në Facebook, ku tha se Federata Sindikale e sektorit privat të Kosovës ka fituar kontestin ndaj Parlamentit të Kosovës dhe kësaj kompanie në rastin e grevës së punëtoreve teknike.

Federata Sindikale e sektorit privat të Kosovës fiton kontestin ndaj Parlamentit te Kosovës dhe kompanisë Sshalberger në rastin e grevës së punëtoreve teknike në Kuvend.

Raporti zyrtar i inspektoratit të punës e bën fajtor për rastin e cekur tersisht kompaninë e kjo ka qenë në vi me Kuvendin.Turpi briena nuk ka.Inspektorati i propozon kompanisë qe te gjitha puntorët t’i kthej aty ku kan qenë brenda 3 ditëve”, ka shkruar Azemi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat