Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor.
Kearns tha sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.
Kearns ka thënë se dështimi i shtetit të Serbisë për ta arrestuar Milan Radojiçiqin dhe për ta depërtuar në Kosovë atë dhe të tjerët që kanë qenë të përfshirë, inkurajon dhe të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla.
“Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.