​Nagavci nuk tërhiqet para SBASHK-ut

Aktuale

​Nagavci nuk tërhiqet para SBASHK-ut

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 16:51
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci nuk ka pranuar kërkesat e SBASHK-ut gjatë një takimi të shkurtër sot.

Ajo pas konferencës së SBASHK-ut, bashkë me zëvendësministrin Taulant Kelmendi kanë pritur në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se takimi ka përfunduar pa rezultate pasi ministrja Nagavci nuk ka treguar gatishmëri të bisedojë konkretisht për kërkesat mbi ngritjen e pagave dhe kontratën kolektive.

SBASHK rikujton se nesër mbahet protesta e katërt e paralajmëruar, ndërsa pret edhe një takim me përfaqësues të MASHTI-t, në përpjekje për të arritur marrëveshje, në të kundërtën do të vendosë për veprime tjera sindikale duke mos përjashtuar grevën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat