​ATK tejkalon të hyrat, mbi 90 milionë më shumë se 2023

Aktuale

​ATK tejkalon të hyrat, mbi 90 milionë më shumë se 2023

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka grumbulluar 883.6 milionë euro tatime deri më 30 nëntor të vitit 2024, 90.7 milionë më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

ATK-ja ka thënë se është një rritje prej 11.4 për qind.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte njoftuar më herët se ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lart se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.

Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë progres të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të administratës tatimore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat