​Shqiptarët e Kosovës Lindore fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

Aktuale

​Shqiptarët e Kosovës Lindore fitojnë të drejta pronësore në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.

Sinani në një postim në Facebook falënderoi kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Kuvendin e Kosovës që mundësuan miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.

“Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë.

Image
Dokumenti i publikuar nga Ardita Sinani

Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombësve tanë. Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat