Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka folur në lidhje me seancën e djeshme, duke thënë se ka përfunduar me vetëm një deputetë të opozitës.
Ajo u shpreh se në atë senancë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga liderët opozitarë, duke i quajtur si të painteresuar.
“Ka pasur shumë pak në pjesëmarrje, pastaj në pjesën e dytë të adresimit të kryeministrit, kanë qenë shtatë në total, shtatë deputetë të opozitës të pranishëm”.
“Liderët totalisht të painteresuar, jo të pranishëm”.
“Vetëm me një. I vetmi që ka qëndruar deri në fund ka qenë Besnik Tahiri”, u shpreh ajo.