Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një deputet të opozitës prezent

Aktuale

Bogujevci për seancën e djeshme: Përfundoi me vetëm një deputet të opozitës prezent

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 18:31
Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka folur në lidhje me seancën e djeshme, duke thënë se ka përfunduar me vetëm një deputetë të opozitës.

Ajo u shpreh se në atë senancë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga liderët opozitarë, duke i quajtur si të painteresuar.

“Ka pasur shumë pak në pjesëmarrje, pastaj në pjesën e dytë  të adresimit të kryeministrit, kanë qenë shtatë në total,  shtatë deputetë të opozitës  të pranishëm”.

“Liderët totalisht të painteresuar, jo të pranishëm”.

“Vetëm me një. I vetmi që ka qëndruar deri në fund ka qenë Besnik Tahiri”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat