Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video të kryeministrit Kurti gjatë seancës së djeshme në Kuvend, lidhur me numrin e të punësuarve.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se atë e ka demantuar me shifra ministri Murati, ku vetëm pas disa orësh të deklarimit të Kurtit, doli dhe tha se ”Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar”.
Ajo shtoi se qeveria bie vet në kazanin e propagandës, që mundohen t’i fusin të tjerët.
“Veç dëgjoni: Këta s’ka nevojë me i dëmantu askush, mjafton me i dëgju dhe këta e dëmantojnë vetën. Dje në seancë doli Albin Kurti dhe tha ”Në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë të punësuar”. Vetëm pas disa orëve doli Hekurani dhe tha ”Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar”.
Ndërsa të gjitha të dhënat dhe raportet zyrtare, që të gjitha tregojnë që në kohën e pandemisë janë formalizu rreth 10 mijë vende pune. Cilit me i besu? A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës, ku po mundoheni t’i fusin të tjerët. Mjaftë!”.