“Ju mund ta shani gjithë ditën e gjithë natën Albin Kurtin, por kurrë pra kurrë, nuk mund ta akuzoni atë agjent apo shërbëtor të Serbisë!”

Aktuale

“Ju mund ta shani gjithë ditën e gjithë natën Albin Kurtin, por kurrë pra kurrë, nuk mund ta akuzoni atë agjent apo shërbëtor të Serbisë!”

Nga: A.SH Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 19:00
Albin Kurti

Publicisti Milaim Nela ka vlerësuar Albin Kurtin për qëndrimin e tij karshi Serbisë.

Sipas tij, Kurti është i vetmi kryeministër që “ka përballuar presionin e Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar edhe me kosto politike”.

“Ju mund ta shani gjithë ditën e gjithë natën Albin Kurtin por kurrë pra KURRË nuk mund ta akuzoni atë agjent apo shërbëtor të Serbisë!”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

GODITJET POSHTË BREZIT NDAJ ALBIN KURTIT JANË GODITJE NDAJ KOSOVËS!

Albin Kurti përpos bindjeve ideologjike të tij deri në këto momente është i vetmi kryeministër i Kosovës së pas luftës që ka përballuar presionin e Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar edhe me kosto politike.

Qeveria e Albin Kurtit mund dhe ka bërë shumë gabime në mandatin që e përfundon së shpejti por është e vetmja qeveri që edhe nën presionin e padrejtë ndërkombëtar ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri e pas luftës - të shtrijë sovranitetin në Veri.

Albin Kurtit i është dashtë tē përballet me vendime katastrofike të qeverive të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës sa i takon veriut të Kosovës!

Qeveria Kurti u desh të përballet edhe me dy negociatorë armiq dhe kundërshtarë të pavarësisë se Kosovës ndoshta edhe me shumë se opozita serbe apo ish kryeministri Zingjiç siç janë Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak!

Albin Kurti jo vetëm nuk e ka patur mbështetjen e Opozitës në Kosovë por e ka patur kundër kur i ështē dashur të përballet me perēndimorët dhe Serbinë.

Unë personalisht nuk kam arritur ta kuptoj opozitën në Kosovë se ku do të arrijë me keto lloj qēndrimesh kundër interesit shtetëror e nacional të Kosovës!?

A vertet mendoni se do votoheni nga shqiptarët e Kosovës duke i premtuar asociacion Serbisë!?

Me vërtet?

Albin Kurtit ju desh jashtë çdo logjike dhe parashikimi të përballet jo vetëm me Vuçiçin dhe Daçiçin por me aleatin e tyre më të fortë dhe mē besnik të tyre në Ballkan atë që Mikael Martens e ka quajtur si kryeministrin më të mirë që Serbia ka patur që nga koha e Nikola Pashiçit - Edvin Ramën.

Ky i fundit në çdo hap të qeverisjes së tij ka punuar fort e me pasion pro Serbisë e kundër Kosovës!

Ju mund ta shani gjithë ditën e gjithë natën Albin Kurtin por kurrë pra KURRË nuk mund ta akuzoni atë agjent apo shërbëtor të Serbisë!

Ta quash Kurtin agjent të Serbise është shërbimi më i madh që mund ti bëhet interesave serbe dhe Serbisë në Kosovë.

A ka naiv nē botë që një agjent i Serbise do te shtrinte sovranitetin edhe pse nuk eshte tërësisht i plotë në veri të Kosovës?

Veriu i Kosovës është vetë shteti dhe Kosova se pa atë nuk ka shtet të Kosovës!

Me asociacionin shkëputja e veriut eshte vetem çeshtje kohe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat