Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot vendimin që mbulon shpenzimet për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës.
Kjo pas vendimit të mëparshëm për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ky hap ka për qëllim të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për ata që janë dëmtuar nga konflikti.
Duke siguruar mundësi të barabarta për rehabilitim dhe ndihmë mjekësore.