Shenjat e plumbave ende janë të freskëta e dritarja e tarracës së shtëpisë u bë copë-copë.
Vranjevci i Prishtinës u trondit ditën e datës 21 të këtij muaji kur dy familje vendosen të qërojnë hesapet e tyre të vjetra me armë, ku të plagosur mbetën Gëzimi e Kujtimi nga familja Zeka. E dëmtuar materialisht mbeti edhe një familje.
Banorët që panë gjithçka rrëfejnë tmerrin e përjetuar, duke u shprehur se e gjithë ngjarja rrodhi sikurse në filma.
I gjithë problemi i familjeve kishte nisur para 13 viteve si shkak i shit-blerjes së një traktori, mirëpo kjo ngjarje u përtëri para rreth një muaji e gjysmë në afërsi të një furre buke, ku një anëtar i familjes Zeka thotë që u godit nga prapa nga pjesëtari i familjes Neziri.
KIKS Kosova provoi të marrë një përgjigje nga punëtorët e furrës, e prapa kamerës së KIKS-it shkurtimisht thanë që një person ishte goditur nga prapa.
Tmerrin e përjetuan edhe disa nga punëtorët e një pompe derivatesh ku ndodhi ngjarja.
Dikush tjetër që banon në afërsi, po ia lë fajin pak edhe organeve gjegjëse për raste të tilla.